MENU
klinika

Detaje nga zhvillimi i protestës

Sulmi i parë drejt Kryeministrisë, hidhet bojë, efektivi humb ndjenjat

02.06.2019 - 20:02

Ka nisur tashmë protesta kombëtare e opozitës, me në krye kreun e Pd-së Lulzim Bashën.

Protestuesit kanë ndezur sheshin me anë të shashkave dhe tymit, si dhe si nëçdo protestë nuk ka munguar as sulmi me bojë drejt Kryeministrisë.

Një efektiv i policisë ka humbur ndjenjat ndërsa ndodhej në detyrë para Kryeministrisë.

Mësohet se polici ndodhej në rreshtin e parë para kryeministrisë kur është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.

Ai është marrë në krahë nga kolegët e tij, të cilët e kanë larguar nga rreshti drejt ambulancës.