MENU
klinika

12 viktima

Sulmi në Virxhinia/ Autori, një inxhinier i pakënaqur

01.06.2019 - 19:49

Zyrtarët në qytetin e Virxhinias kanë identifikuar 12 njerëzit e vrarë nga një person i armatosur i cili qëlloi me armë zjarri një ndërtesë qeveritare të premten.

Ai është identifikuar si DeWayne Craddock dhe është përshkruar nga policia si një punonjës i pakënaqur i qytetit. Craddock kishte punuar për departamentin e shërbimeve publike të qytetit për rreth 15 vjet, tha shefi i policisë së Virginia Beach, James Cervera në një konferencë për mediat. Policia informoi se agresori ka përdorur një pistoletë për të kryer vrasjet.

I dyshuari u vra pas një beteje me armë zjarri me policinë. Policia deklaroi se 40-vjeçari që kreu vrasjen nuk kishte të dhëna të rënda penale.

Ai gjuajti me armë ndaj kolegëve pa dallim dhe menjëherë. Dyshohet se burri kishte pakënaqësi ndaj kolegëve dhe kjo mund të jetë arsyeja e tragjedisë që shkaktoi 12 të vdekur.

Autoritetet thanë se ata do t’i referoheshin me emër vetëm një herë, në mënyrë që të përqendronin vëmendjen tek viktimat.

Sulmi filloi pak pas orës 16:00 (20:00 GMT), në Qendrën Komunale të Virginia Beach, në një zonë që është shtëpia e një numri të ndërtesave të qeverisë së qytetit. Zona u bllokua nga policia dhe punonjësit u evakuan.

Një nga viktimat u qëllua jashtë në një makinë, dhe pjesa tjetër u gjetën në tre kate të ndërtesës qeveritare, tha shefi i policisë James Cervera.

Katër oficerë hynë në ndërtesë dhe e gjetën personin e armatosur brenda, tha shefi Cervera.  Shefi i policisë tha se vendi i krimit ishte “i tmerrshëm” dhe mund të “përshkruhej më mirë si një zonë lufte”.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Trump ishte informuar për të shtënat. FBI ishte në vendin e ngjarjes duke ndihmuar autoritetet lokale të hetojnë vrasjen, njoftoi media amerikane.

Sipas Arkivit të Dhunës së Armëve, incidenti është  sulmi i  150-të në SHBA deri më tani në 2019.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN