MENU
klinika

I shoqëruar nga familja

Tahiri drejt kutisë së votimit. Po më 13 tetor ç’do të bëjë?

30.06.2019 - 11:54

Ish-ministri i Brendshëm Saimri Tahiri ka zgjedhur që të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme lokale.

Në një prononcim për mediat, Tahiri është shfaqur i qeshur para gazetarëve, ndërsa theksoi se ai kishte dhënë tashmë votën e tij.

“Mbase ajo nuk është opozita që duam. Unë kam ardhur për të votuar, është një e drejte e imja kushtetuese dhe e çdo qytetari.

Do të thoja që kjo mos të kishte ndodhur. Debati të është për taksa më pak dhe qeverisje më të mirë. Shpresoj që kryetarët e bashkive që do të zgjidhen me mandat 4 vjecar të punojnë për qytetarët.

Ka shumë kohe deri atëherë, unë sot votova (13 tetor). Ka kohë deri atëherë.
Unë bëra zgjedhjen time te kutia. I bie të tregoj votën.

Uroj që të shkojë gjithçka mirë, edhe pa probleme nuk ma do mendja që njerëzit meritojnë të shohin në televizor këto tmerre. Këto janë zgjedhje si t’i administratojmë më mirë qytetetet”, tha ai.