MENU
klinika

Sën Ekzyperi

“Njerëzit e mëdhenj kanë qenë së pari fëmijë”

29.06.2019 - 14:20

Antuan dë Sën Ekzyperi (Antoine de Saint-Exupéry) lindi më 29 qershor 1900.

Pas maturës, ai dëshironte të ndiqte studimet për artet e bukura dhe arkitekturë. Gjatë shërbimit ushtarak u bë pilot dhe u angazhua për shpërndarjen e postës në Afrikë dhe Amerikë Latine.

Ndërkohë botoi paralelisht romanet: “Fluturimi i natës” (1931) ose “Toka e burrave” (1939) dhe shkroi raporte të ndryshme për gazetat. Gjatë  , u përfshi në forcat ajrore dhe u bashkua me Shtetet e Bashkuara. Nga pranvera e vitit 1944, ai kreu misione hartash për uljen në Provence. Vdiq më 31 korrik 1944, jashtë Marsejës, aeroplani i të cilit u gjet në fillim të viteve 2000.

Një nga kryeveprat e tij “Princi i vogël”, ilustruar me akuarelet e vetë autorit, për herë të parë u botua në Shtetet e Bashkuara në vitin 1943 dhe, më pas, në vitin 1946 në Francë. Suksesi qe i jashtëzakonshëm, i përkthyer në gati 300 gjuhë të botës, çka e bë të konsiderohet si vepra letrare më e shitur në botë pas Biblës.

Mendonte të bëhej arkitekt dhe piktor, por përfundimisht Ekzyperi do të ishte një aviator dhe shkrimtar.

Nëse këto dy aktivitete janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme për të, evokimi i mëvonshëm i jetës së tij e ka reduktuar shpesh rëndësinë që i është dhënë një pune shumë të pasur.
Zhdukur në det kur ishet vetëm 44 vjeç, autori ende i rezervohet një vend i veçantë në botën e letrave franceze. Sepse përtej famës vetjake apo asaj të “Princit të Vogël”, Sën Ekzyperi gjithmonë e ka bërë jetën si një roman, duke nxjerrë në udhëtimet e shumta dhe eksplorimet aeronautike lëndë për librat e tij.

Autori i “Fluturimi i natës” është një legjendë: aviator, shkrimtar, krijues i një personazhi mitik, Princi i Vogël. Megjithatë, ky hero, një njeri i veprimit, gjithmonë i gatshëm të paguante edhe me jetën e vet, nuk resht së mahnituri: në të gjallë të tij, në bunacën e natës, ashtu edhe pas vdekjes.

“Princi i Vogël”: çfarë është? Një histori për fëmijët? Një rrëfim fantastik? Një rrëfim filozofik? Ndoshta të gjitha bashkë. Në çdo rast, libri më i madh i letërsisë së shekullit XX. Një punë vërtet aktuale edhe për të tashmen. “Princi i Vogël” është një tregim filozofik ilustruar nga vetë autori, publikuar gjatë luftës në Shtetet e Bashkuara, ky libër me gjuhë të rafinuar ofron, nëpërmjet alegorive të tij, një reflektim që magjeps në çdo moshë.

Një libër që fiton zemrat e fëmijëve me historinë e thjeshtë, por plot me mesazhe të thella e të larmishme për të gjithë. Tek Sën Ekzyperi të shkruait është konceptuar si një kërkim i së vërtetës, përmes një procesi të thjeshtëzimit dhe pastrimit të gjuhës. Kjo thjeshtësi është reflektuar tek Princi i Vogël dhe më gjerësisht në rëndësinë që ai i kushton temës së fëmijërisë.

“Sën-Ekzyperi ndoshta nuk e ka njohur kurrë Piter Panin, por këto dy libra ushqehen nga e njëjta imagjinatë fëmijërore. Janë rrëfime tejet të mahnitshme në atë masë sa të duket sikur rrëfimet për fëmijët janë zakonisht tregime që janë atje për t’u mësuar atyre të rriten, në çdo rast është funksioni tradicional, didaktik dhe pedagogjik i tregimit. Ndërsa ka tregime që u mësojnë fëmijëve që të mos rriten, që çmojnë, madje mbivlerësojnë, në një mënyrë disi ëndërrimtare, botën e fëmijëve, duke e bërë një parajsë të humbur, për të cilën secili nga ne do të donte të kthehej me nostalgji”, – Philippe Forest.

Nëse Antuan dë Sën Ekzyperi e kaloi jetën e tij në ajër, ndodhi sepse ai mbeti gjithnjë një ëndërrimtar. Ky njeri i ndjeshëm, artist dhe humanist na la shembullin e një jete të dedikuar ndaj vendit të tij, por edhe një trashëgimi letrare të mrekullueshme. “Princi i Vogël” është një shembull.

Autori nuk shkruan letërsi për letërsi, përmes një stili të thjeshtë deri në nivele fëmijërore, përtej një shtjellimi të jashtëzakonshëm të subjektit, ne befas ndjejmë fuqinë rrëmbyese të një arti çuditërisht të thellë, të një arti që na vë përpara pikëpyetjesh, mprehtësia e të cilave mund ta gjejë shumëkënd të papërgatitur për t’u përgjigjur. Një libër për fëmijë, për fëmijën që jeton ende brenda nesh, derisa ndërrojmë jetë.

  • Thënie të autorit:

“Dashuria nuk përbëhet në të vështruarit e njëri-tjetrit, por në shikimin përpara së bashku në të njëjtin drejtim”.
“Lumturia e vërtetë vjen nga gëzimi i veprave të mira që keni bërë, nga oreksi për krijimin e gjerave të reja”
“Një projektues e di se ai ka arritur përsosmërinë jo kur nuk i ka mbetur asgjë për të shtuar, por kur nuk i ka mbetur asgjë për të hequr”.
“Dhe tani ja sekret im, është një sekret shumë i thjeshtë; ne vetëm me zemër mund të shohim mirë, ajo që është esenciale është e padukshme për syrin”.
“Vetëm e panjohura i frikëson njerëzit”.
“Nëse ju doni të ndërtoni një anije, mos i nxitni njerëzit për të mbledhur dru dhe mos ua caktoni atyre detyrat dhe punën, por më mirë mësojuani gjatë pafundësinë e detit, se sa i pafund është ai”.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!