Teksa u lidh në një bisedë telefonike me emisionin “Opinion”, ish-deputeti socialist Pjerin Ndreu reagoi në lidhje me përgjimet e BILD.
Ai u shpreh se i ka kërkuar votën votën kryetarit të PS-së në zonën e Reçit dhe jo një qytetari të thjeshtë.
Kandidati për Bashkinë e Lezhës theksoi se nuk ja kishte numrin e telefonit kryetarit të Partisë Socialiste të Reçit dhe njihte vetëm Drejtorin e Arsimit atje, prandaj kishte marrë atë në telefon.
Pjesë nga biseda:
Duke qenë se ka qenë kryetar i PS të Reçit i kam kërkuar të votojë. Nuk ja kisha telefonin, njihja vetëm Drejtorin e Arsimit, zotëria ka qenë kryetar i PS së Reçit.
Mentor Kikia: Ku do të fluturonte në përgjim kryetari i PS?
Ndreu: Do ikte nga posti i Kryetarit të Partisë Socialiste.
Fevziu: Ku do të fluturojë ai?
Ndreu: Po presioni me dhunë e me shkelma që ka bërë PD-ja.
Gazment Bardhi: Jo me shkelma, po do duhen të merren zvarrë e direkt në burg.
Fevziu: Po si fluturon ai, duhet mbledhur struktura që ta përjashtojë.
Bardhi (lexon përgjimin): Thuaji drejtorit të shkollës që ta deklarojë votën hapur, ndryshe të hënën do ikësh nga puna.
Dëgjo, sot vota jote një dhe e familjes do deklarohet haptas, nëse nuk e deklaron të hënën shko gjej punë tjetër.
Lala: Dikush më shkruan tani që disa ditë më pas zotëria Reshat Elezi është larguar nga puna.
Ndreu: Nuk është qytetar i thjeshtë, po është kryetar i PS në Reç.
Prokuroria se ka kryer detyrën dhe prokurori që ka nxjerrë sekretin hetimor duhet të merret në pyetje.
Fevziu: Ju duke dëgjuar përgjimet, a janë vjedhur votat?
Pjerini: Ore mos më pyet për përgjimet e tjera më pyet për përgjimin tim.