MENU
klinika

Ç'po ndodh?

Tensionet në Shkodër/ PS merr vendimin e papritur!

29.06.2019 - 21:36

Disa qendra votimi në Shkodër janë zhvendosur, pasi dyert e disa shkollave të përcaktuara të shërbenin si qendra votimi, vijojnë të jenë ende të mbyllura.

Qendrat e votimit po zhvendosen në institucionet e drejtorive rajonale, ku drejtorë janë përfaqësuesit e PS-së.

Si qendër votimi, do të jetë drejtoria rajonale e tatimeve, zyra e punësimit si dhe shërbimi rajonal social.

Një pjesë e tyre, kryesisht shkolla, janë hapur forcërisht, por pjesa tjetër është vendosur të ndryshohet institucioni.