“Arrest me burg”, kjo është masa e sigurisë e vendosur për Florenc Çapjan, Etien Canin dhe Ervis Bardhin.
Çështjen nën shqyrtim e kanë pasur prokurori Ritvan Sukaj, gjyqtar Miranda Cekrez dhe avokat Reshat Thana.
Çapja u arrestua si pjesë e operacionit “Krasta”, pasi është zbuluar se është pikërisht ai autori i plagosjes së ishkreut të Policisë Rrugore, Fadil Mema.
Prokurori i çështjes Ritvan Sukaj paraqiti para trupit gjykues, të kryesuar nga Matilda Fetau, provat për implikimin e Florenc Çapjes në plagosjen e Fadil Memës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2006, rreth një vit pas vrasjes së xhaxhit të 38-vjeçarit, Sokol Çapja.
Plagosja e Memës, në atë kohë shef i Policisë Rrugore në Elbasan ishte si hakmarrje për vrasjen e Sokolit, pasi kishte dalë si garant për sherrin mes Sokol Çapjes dhe Dritan Shemës, nipi i Memës.
Ndaj tij rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Kjo është hera e tretë që Florenc Çapja arrestohet për këtë ngjare. Fillimisht, ai u arrestua një ditë pas ngjarjes në viti 2006, por më pas u la i lirë për mungesë provash.
Më pas, rreth katër muaj pas lirimit u arrestua sërish, por po për mungesë provash Gjykata e la të lirë.