MENU
klinika

10 persona të lënduar

Tërmeti ‘shkund’ Korçën, në panik banorët!

01.06.2019 - 09:04

Korça është zgjuar sot nga tërmeti. Rreth orës 06:27 minuta janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 5.3 ballë dhe thellësi 4 km, ç’ka ka alarmuar qytetarët, të cilët kanë dalë jashtë banesave të tyre.

Prefektura e qytetit juglindor ka konfirmuar se deri  numri i shtëpive të dëmtuara arrin në 60, 10 shtëpi të dëmtuara në Floq dhe Qafëzës si dhe 10  të tjera dhe fshatin  Vidohovë.

Për shkak të situatë së rënduar, Emergjencat Civile do të dërgojnë tek banorët e Floqit 40 çadra për familjet, të cilat tashmë  kanë humbur shtëpitë për shkak të tërmetit.

Deri tani  fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Epiqendra e tërmetit me magnitudë mbi 5 ballë të shkallës rihter u regjistrua në fshatin Mollas.

Të dëmtuarit janë dërguar menjëherë për ndihmë në spital, ndërsa gjendja shëndetësore e tyre raportohet e qëndrueshme dhe pa rrezik për jetën.

Lëkundjet e tërmetit vijojnë të ndihen edhe në Ersekë dhe Gjirokastër, por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të dëmtuar.

Qytetarët kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugë. Pak më parë edhe Ministria e Mbrojtjes publikoi një panoramë të qartë për të gjithë zonat e prekura nga tërmeti në Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa theksoi se nuk ka vend për panik.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit