MENU
klinika

Reja feston fitoren e parë

Shqipëria ‘zgjohet’ ndaj Moldavisë!

11.06.2019 - 22:53

Shqipëria arriti të marrë fitoren e parë nën drejtimin e Edy Rejas duke mposhtur 2-0 Moldavinë.

Kuqezinjtë nuk po arrinin të zhbllokonin dot sfidën pavarsisht përpjekjeve në pjesën e parë.

Sinjalin e parë në portën e miqve e dha mbrojtësi Elseid Hysaj që humbi një rast ideal për të shënuar.

Shkodrani nuk arriti të godiste në një distancë 5 metra larg portës një top të futur në zonë nga Lenjani. Sadiku vuri në provë portierin në minutën e 23′, me moldavin që reagoi mjaft mirë dhe e dërgon topin në këmbët e Lenjanit, i cili nuk goditi dot në kohë.

45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura ndërkohë që të besuarit e Rejas u ‘zgjuan’ në pjesën e dytë.

Në minutën 66’ pas një aksioni të mirë nga Uzuni dhe Roshi, Cikalleshi arriti të realizojë duke zhbllokuar rezultatin.


Kur mendohej se gjithçka do të mbyllej me rezultatin 1-0, Ylber Ramadani shënoi duke dyfishuar avantazhin me një goditje nga jashtëzone.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria ndodhet në vendin e katërt me 6 pikë, pasi ka fituar ndaj Andorrës dhe Moldavisë.