MENU
klinika

Intervista e Palmer

Uashingtoni i përgjigjet Metës: SHBA njeh 30 Qershorin si ditë zgjedhjesh!

27.06.2019 - 18:36

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, tha sot se SHBA njohin datën 30 Qershor si ditën e zgjedhjeve!

Deklaratat erdhën në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, ndërsa ai shtoi se shpreson që mosmarrëveshjet të sheshohen në vijim.

“Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, të jenë të qeta e të rregullta”, tha Palmer për “Zërin e Amerikës”, ndërkohë që intervista e plotë do të transmetohet ditën e nesërme.

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot 13 tetorin si datë për zgjedhjet vendore, por kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për zhvillimin e zgjedhjeve këtë të diel.