MENU
klinika

Papunësia bie në nivelin 12,1%

Ulet shkalla e papunësisë me 0,4 pikë përqindje

10.06.2019 - 16:47

Në tremujorin e parë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 12,1 %.

Në terma vjetorë, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,4 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,2 pikë përqindje.

Shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 12,2 % dhe për femrat është 11,9 %. Shkalla e papunësisë për femrat është 0,3 pikë përqindje më e ulët sesa për meshkujt. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, shkalla e papunësisë si për meshkujt ashtu dhe për femrat ka rënë me 0,4 pikë përqindje. Të dhënat janë bërë të ditura sot nga Instituti i Statistikave sipas të cilit mësohet se në tremujorin e parë 2019, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 60,3 %.

Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2018, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 1,4 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018, ky tregues u rrit me 0,6 %.

Në tremujorin e parë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 12,1 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,4 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e katërt 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,2 pikë përqindje.

Në tremujorin e parë të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 69,0 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 1,0 pikë përqindje më e lartë. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues ka pësuar rritje me 0,3 pikë përqindje.

Për femrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 60,8 %, ndërsa për meshkujt ky tregues është 77,2 %. Për meshkujt, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 16,4 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat është rritur me 1,3 pikë përqindje dhe për meshkujt është rritur me 0,6 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 52,7 %. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e parë 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 77,6 %.

  • Punësimi

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 60,3 %.

Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i parë i vitit 2018 në tremujorin e parë të vitit 2019, është 1,4 %. Në terma vjetorë, sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë

punësimi rritet me 3,0 % në sektorin e industrisë dhe 3,6 % në sektorin e shërbimeve, ndërsa në sektorin e bujqësisë shënon ulje me 1,8 %.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e parë 2019, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 0,6 %. Punësimi pësoi rrritje në sektorin e shërbimeve me 0,8 % dhe në sektorin e industrisë me

1,1 %, ndërsa në sektorin e bujqësisë mbeti në të njëjtin nivel.

Shkalla e punësimit për meshkujt është 67,4 %, ndërsa për femrat 53,3 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, shkalla e punësimit për meshkujt është rritur me 0,9 pikë përqindje dhe për femrat me 1,4 pikë përqindje. Shkalla e punësimit të të rinjve është 41,0 %. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e parë 2019, shkalla e punësimit është 70,6 %.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 22,2 %. Në terma vjetorë shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e parë të vitit 2019 është 2,3 pikë përqindje më e ulët. Krahasuar me tremujorin e katërt 2018, shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rënie prej 0,1 pikë përqindje.

Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 9,1 %. Në terma vjetorë ky tregues pësoi një rënie prej 0,1 pikë përqindje.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grup-moshë shkalla e papunësisë u ul me 0,1 pikë përqindje.