MENU
klinika

Kur nisin punimet te 'Shqiponja'?

Unaza/ Rihapet gara për lotin 1!

19.06.2019 - 18:05

Punimet për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe do të nisin në janar të vitit që vjen.

Pas miratimit të projektit të ri në Këshillin Teknik, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur sërish garën e prokurimit publik për segmentin që u përfshi në skandalin e falsifikimit të dokumenteve nga kompania ‘DH Albania”.

Ndërkohë që, sipas grafikut të punimeve, që i është bashkëngjitur dokumenteve që kërkohen nga kompanitë e interesuara, zbatimi i projektit do të nisë pikërisht na muajin janar të vitit 2020, ku në 120 ditët e para do të bëhet përcaktimi i zonave të shpronësimit.

Në total, zbatimi i projektit do të zgjatë 735 ditë, çka do të thotë se dorëzimi i tij do të bëhen në muajin shkurt të vitit 2022.Buxheti i vitit 2019, kishte parashikuar vlerën prej 539 milion lekëve për këtë projekti, por me shtyrjen e zbatimit të tij, me gjasë ky fond do të digjet.

Projekti i ri parashikon heqjen e mbikalimit të parashikuar për t’u ndërtuar te sheshi Shqiponja, duke zëvendësua me një nënkalimi me korsi të dedikuara për autobusët, biçikletat, si dhe i jep një rëndësi të veçantë gjelbërimit.

Pavarësisht ndryshimit të projektit, asgjë nuk ndryshon në drejtim të shpronësimit të banorëve që preken prej tij, të cilët prej muajsh vazhdojnë protestat.

Gara e fundit e hapur nga ARRSH do të qëndrojë e hapur për kompanitë e interesuara deri në datën 17 korrik, ndërsa fondi limit është 2.25 mld lekë, pa TVSH.