Gjykata e Lartë në Greqi ka vendosur të mos ekstradojë urdhëruesin e vrasjes së komisar Artan Cukut.
Bëhet fjalë për Bledar Jambellin, i cili akuzohet për “Vrasje të punonjësit të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim dhe parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 të kodit penal.
Autoritetet shqiptare janë njoftuar për vendimin e gjykatës greke.
Kujtojmë që kryekomisari u u vra duke hyrë në shtëpinë e tij në Tiranë natën e 8 Prillit të vitit 2017.
Ai u qëllua me 5 plumba, katër në gjoks dhe një në kokë.
Po nga hetimi rezulton se motivi i krimit lidhet me arrestimin e tij në kohën kur viktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë.
Jambelli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ana e Policisë më datë 13.06.2017, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr. 292, datë 12.06.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 të Kodit Penal. Arrestimi i tij në Greqi është kryer me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Më 18 tetor 2018 Gjykata pezulloi gjyqin për Jambellin, i cili gjykohej në mungesë, me qëllim njoftimin e të pandehurit.
Për vrasjen e Artan Cukut, vuan dënimin ekzekutori Mikel Shallari.