25.06.2019 - 17:08
Komisioni Qëndror Zgjedhjeve i jep informacion Presidentit Ilir Meta lidhur me procedurën e plotësimit të vakancave të deputetëve të rinj të opozitës sipas zonave zgjedhore.
Përgjigjja e KQZ-së vjen pas kërkesës së bërë nga Kreu i Shtetit pak ditë më parë, fill pas votimit në Kuvend të rezolutës për shkarkimin e tij nga detyra.
KQZ ka dërguar nga një kopje të njehsuar me origjinalin për krijimin e vakancës dhe kërkesat e deputetëve për heqje dorë nga mandati.