MENU
klinika

Takimi në njësinë 9

Veliaj: Gjyqtarët e Berishës dhe Metës vendosën zgjedhjet më 30 qershor!

24.06.2019 - 18:12

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ditën e sotme vijoi fushatën elektorale në njësinë 9.

Ai e konsideroi një ditë me beqeret të hënën e sotme, jo vetëm për shkak të shiut dhe freskisë , por edhe për shkak të drejtësisë që vendosi Kolegji Zgjedhor i cili rrëzoi me votë unanime 5 me 0 dekretin e Presidentit të Republikës me anë të të cilit ai kërkoi të anulojë zgjedhjet e 30 qershorit.

“Një ditë me bereqet për drejtësinë dhe për demokracinë në Shqipëri. 5 me 0. Gjyqtarë të emëruar nga Saliu, gjyqtarë të emëruar nga Ilir Meta, jo gjyqtarët e reformës së re në drejtësi. Ata s’i kemi parë akoma, por edhe gjyqtarët e emëruar nga ata vetë arrijnë të kuptojnë se nuk mundet demokracia të jetë një sport që ndryshon sipas oreksit të presidentit”, tha kandidati socialist.

Veliaj theksoi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor konfirmoi se çdo gjë ka një afat, ashtu si edhe zgjedhjet që duhet të bëhen një herë në katër vite.

“Çdo gjë në këtë botë ka afat. Çdo gjë në këtë botë ka një vakt, çdo gjë në këtë botë ka një datë, ka një orë. Mikut tim, rivalit tonë të respektuar pas 9 muajsh duhet të vinte djali; dikush që ka vënë gjellën në zjarr, byrekun në tavë, në furrë , pas një moment të caktuar duhet të dalë nga furra; kush po zë kos, duhet ta hapë se ndryshe prishet; kush kishte provimet sot të maturës duhej të paraqitej në provime se ndryshe nuk kalon dot maturën, nuk shkon në universitet; kush punon nëpër fusha, nëpër ara duhet të korrë produktin se ndryshe kalbet. Askush prej nesh nuk mund të thotë: Ou, nuk jemi gati”, theksoi kreu i bashkisë.

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye