MENU
klinika

Reagimi

Veliaj ‘uron’ PD-në: Dhuna e paqja varen nga ju!

21.06.2019 - 22:50

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka komentuar protestën e sotme të opozitësm e cila është e para paqësore.

Veliaj i cili në zgjedhjet e 30 qershorit kandidon për një mandat të dytë, thekson se protesta e sotme e opozitës ishte provë e qartë se dhuna dhe paqja në Tiranë varet nga opozita e nga askush tjetër.

“Urime PD Shqipëri & @Lulzim Basha për protestën e parë paqësore – provë se dhuna & paqja në Tiranë varet nga ju e nga askush tjetër! Një kthese fantastike që krijon hapësira për ide e alternativa për Zgjedhjet 2021. Ndërkohë në 30 Qershor jemi njësoj, gishtat lart nr.2”, shkruan Veliaj në twitter.