MENU
klinika

Kur Balzaku magjepsej me Ali Pashën

“Vetëm ai pret 20 vjet… për të vënë në vend një fyerje”

18.06.2019 - 16:53

        Ali Pasha, një figurat më kontradiktore të shekullit XIX – vlerësuar për karakterin, pushtetin dhe zgjuarsinë, është cilësuar si kolos, e kanë quajur “Napoloni i dytë” e njëkohësisht, ai ishte burri i pamëshirshëm, njeriu gjakatar i orientit që ishte në dekadencë.

Shkrimtri i madh i realizmit, Honore de Balzak, ishte i magjepsur me personalitetin e jashtëzakonshëm të Aliut. Ai do të fliste me adhurim, për këtë burrë me influencë të madhe, i cili ishte i vetëm kundër Portës së Lartë.

 

 

 

 

Në veprën “Një fillim jete”, nëpërmjet personazhit Zhorzh, Balzaku trillon një histori që të mbetet në kujtesë. Zhorzhi, si dëshmitari pranë sundimtarit të Pashallëkut të Janinës, Ali Pashait, tregon situata dhe ngjarje thuajse të vërteta, për vendin, kohën apo dhe njerëzit atje.

 

 

 

 

“… Në atë kohë – vijoi Zhorzhi – Aliut të Tepelenës i duhej t’u shpëtonte kthetrave të Shosreu Pashës, një pisqollë e vërtetë! Këu ju e keni quajtur Shoref, por emri i tij i vërtetë, në turqisht shqiptohet “Kosërë”!

Ndofta ju ka qëlluar të lexonit në atë kohë nëpër gazeta, se si Aliu u dha një dru të mirë Shosreut, taman dajak. Po, në fakt, pa mua, Aliu i Tepelenës do të ish djegur e përcëlluar me kohë.

Unë udhëhiqja krahun e djathtë dhe veç kur shoh Shosreun, dhelpër plakë, të depërtojë fill në qendër… ç’të depërtuar, me një manovër të hatashme, si ato të Muratit!

“…Pse u puthkan në Orient? – tha konti i Serizisë, me pamje qesëndisëse.

– Po zotëri – ia priti piktori, puthen që ç’ke me të, kudo.

– E kështu pra! E tërhoqëm Shosreun, nja tridhjetë lega në thellësi…

Mu si në gjueti! – vijoi Zhorzhi – Janë kalorës të përsosur turqit. Aliu ç’nuk më dha: jataganë, dyfeqe, kordha…

…Aliu deshte, që thoni ju, të më vinte në krye kudo, të më bënte bile edhe trashëgimtarin e vet. Po mua më kish ardhur në majë të hundës me atë jetë; sepse, në fund të fundit, Aliu i Tepelenës është në konflikt me Portën.

 

 

 

 

 

Prandaj edhe unë, e shihja me vend të merrja drejtimin për nga porta e të dilja jashtë. Por, hakun, ama, s’duhet t’ia ha, zotërisë së Tepelenës.

Se, në fakt, më dëndi me dhurata: diamante, sa të duash, 10.000 galera, 1.000 verdhushka, një greke të bukur për shërbëtore, një arnaut të vogël për shoqëri dhe një kalë arab.

Eh, Ali Pasha i Janinës është njeri që hajt ta marrësh vesh! Duhet historian, që të flasë për të.

Vetëm në Orient, ka shpirtra të tillë, gur e shkruar gurit, që njëzet vjet të tëra, bëjnë gjithçka për të vënë në vend një fyerje që u është bërë një ditë të bukur.

Pale që kishte mjekrën më të bukur, borë të bardhë, që s’është parë ndonjëherë, në atë fytyrë të ashpër dhe të sertë…”

 

Shkëputur nga: “Një fillim jete – Studim i dokeve”, libri i parë, “Skena nga jeta private” – Paris 1842

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dumas: Si e njoha Ali Pashën

“Shqiptarët kanë ligj shpagimin”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit