Masa e sigurisë për Jasin Kala, i njohur ndryshe me pseudonimin “Cine” i Shijakut është ndryshuar me vendim gjykate.
Nga “arrest me burg” ai është lënë në “arrest shtëpie”.
Shkak për ndryshimin e masës së sigurisë mësohet se është bërë gjendja shëndetësore e Jasin Kalas.
Kujtojmë që Kala u arrestua në kuadër të operacionit policor “Vol-vo 4”.
“Cine” i Shijakut u arrestua bashkë me 26 shtetas të tjerë për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale.
Gjykata ka urdhëruar po ashtu që ky shtetas pavarësisht se në arrest shtëpie, nuk duhet të kontaktojë me asnjë person të jashtëm.