MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

Voton ish-presidenti Moisiu/ Apel politikanëve: Thërrisni mendjes!

30.06.2019 - 11:25

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka votuar pak çaste më parë në Tiranë, ndërsa ka komentuar edhe mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale.

Ai tha se këto zgjedhje kanë një defet të madh pasi nuk merr pjesë opozita kryesore e vendit.

Sipas Moisiut, braktisja e Kuvendit dhe djegia e mandateve nga opozita ishte një fatkeqësi, e cila sipas tij, nuk duhej të ndodhte.

Në fund ai kishte edhe një apel për politikanët, ku u kërkoi që t’i thërrasin arsyes dhe të punojnë për interesat e vendit.

“Kryeva detyrën time si qytetar. Mendoj që sigurisht se këto zgjedhje kanë një defekt, pasi nuk merr pjesë opozita kryesore.

Kjo nuk është një gjë e mirë. Unë e thashë se për mua kjo ka qenë një fatkeqësi, por nuk duhet të ndodhte dhe nuk duhej të digjeshin mandatin dhe të bojkotoheshin zgjedhjet.

Uroj që kjo situatë të zgjidhet sa më parë. Unë lexova edhe një deklaratë të personaliteteve të shquara dhe kam bindjen se politikanët shqiptarë do t’i thërrasin mendjes, sepse nuk ecet kështu më parë”-tha ai.