Gjatë ditës së sotme është kryer ekstradimi nga Athina drejt Shqipërisë i shqiptarit Mentor Hasani, 43 vjeç, banues në Dibër.
Ekstradimi është kryer nga specialistët e Interpol Tirana, ndërkohë që mësohet se Hasani ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr. 17 datë 31.03.1998, e ka dënuar me 17 vjet burg për veprat penale: “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje të armëve luftarake” parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Me datë 28.08.1997, në fshatin Lishan i Epërm, të komunës Luzni, Dibër, shtetasi Mentor Hasani ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. C., i cili po kthehej në banesën e tij.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë.