21.06.2019 - 19:41
Një lajm i bujshëm është publikuar nga gazetari i njohur italian Gianluca Di Marizio.
Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, mund të jetë goditja e italianëve të Hellas Veronës.
Dinamo Zagrebi kishte gjetur marrëveshjen me Standart Liege në Belgjikë, por gjërat kanë ndryshuar krejtësisht.
U mendua se shtatlarti do të bashkohej me belgët, por tashmë do të jetë pjesë e Seria A, sipas asaj që shkruan Di Marzio.
Menaxheri i mbrojtësit, Adrian Aliaj, është mik i ngushtë i trajnerit aktual të Veronës, Juric. Trajneri mund të ketë ndërhyrë që mbrojtësi të ndryshojë destinacion.
Kartoni i Rrahmanit vlerësohet te 2-3 milion euro, ndërsa Verona ka paguar 2 milion euro plus bonuse.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Konsiderohej më i miri i ekipit
Lojtari i Kombëtares përfundon në…rrugë!
Topçinjtë 'dashurohen' me Serie A
Arsenal siguron blerjen e parë!
Detajet e sfidës