MENU
klinika

Foto

Zbulohet e dashura misterioze e Adrian Gaxhës!

30.06.2019 - 18:30

Këngëtari i mirënjohur Adrian Gaxha shumë herë qëndron në hije në lidhje me jetën e tij private.

Por këtë herë ai prej disa muajsh është në një lidhje dashurie me një vajzë tepër simpatike. Që prej lidhjes me Luanën, Adriani është treguar diskret për jetën personale.

Së fundmi, Adriani zbuloi se ishte në një romancë me një bukuroshe nga Kosova, që quhet Sidorela Dauti.

Po t’i hidhni një sy llogarisë së Sidorelës në Instagram, gërma e parë e emrit të këngëtarit do iu bjerë menjëherë në sy. Por përtej kësaj, duket se gjërat janë bërë më serioze se kaq dhe pritet që lidhja e tyre të kalojë në një tjetër nivel.

E themi këtë marrë shkas nga komentet që babai i Adrianit lë në fotot e bukuroshes.

Megjithatë, vetë dyshja ende nuk ka konfirmuar asgjë publikisht duke e mbajtur lidhjen e tyre në fshehtësi të plotë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN