MENU
klinika

Shkodra e rrënojave

Zbulohet qyteti ilir në Vaun e Dejës

02.06.2019 - 15:37

   Bashkia e Vaut të Dejës ka filluar sërish gërmimet arkeologjike të këtij sezoni, në Bushat. Ekspedita shqiptaro-polake nxori në dritë një qytet ilir, të shekullit të tretë edhe të katërt para erës sonë. Saimir Shpuza, drejtues i gërmimeve pranë Institutit të Arkeologjisë Shqiptare, ka folur për zbulimet që janë bërë në këtë zonë edhe për mediet.

 

 

 

 

Siç u pa edhe nga gërmimet e vitit të kaluar, bëhet fjalë për një sit që zgjon shumë interes, sepse kemi të bëjmë me një qytet shumë afër Shkodrës edhe Lezhës. Për këtë do të zgjasim punimet , duke i shtrirë edhe për 5 vite të tjera. Jemi të fokusuar në tre sektorë gërmimi, që të tre kanë të bëjnë me fortifikimin e qytetit. Bëhet fjalë për 2 km të gjatë mur rrethues, është gërmuar në tre pjesë të tij, në portën hyrëse, ndoshta në një portë tjetër kemi zbuluar 30 m mur edhe portë tjetër, edhe në majën e akropolit, që pas një muaj shtrihet deri në maj të kodrës”, – shprehet Saimir Shpuza, drejtues i gërmimeve.

 

 

 

 

Në vitet 1980, në këtë zonë janë gjetur po rastësisht varre antike, mandej një fontanë e prapë, ajo dukej si një fushë krejt e zakonshme, derisa një grup arkeologësh, duke përdorur metoda invazive, hasi në anomali që çuan më pas në një zbulim.

Është i rëndësishëm, sepse është një qytet i ri, që do të flitet gjithnjë edhe më shumë. Fatkeqësisht është një qytet që nuk përmendet në burime historike, por është vetëm arkeologjia që sjell burime edhe të dhëna me interes për këtë qytet. Është interesant për të kuptuar se si ka funksionuar një qytet ilir në shekullin e IV dhe III para erës sonë, që duket edhe faza më e lulëzuar e këtij qyteti”, -tregon Shpuza.

 

 

 

Gërmimet e fundit zgjatën një muaj dhe janë bërë nga një misioni shqiptaro-polak, drejtuar nga prof.Piotr Dyczek, nga Universiteti i Varshavës, si dhe Ass.Prof.Saimir Shpuza, përfshirë në projektin kërkimor “Shkodra”, projekt prej të cilit, nga viti 2016 synon të dokumentojë gjithë burimet arkeologjike pranë Shkodrës.