MENU
klinika

Përplasjet në Bushat

“Zef Hila tha e dogje ti!”/ Rama-Bashës: Artist, dil merr përgjegjësitë!

28.06.2019 - 16:02

Kryeministri Edi Rama i kërkon kreut të PD-së Lulzim Basha të marrë përgjegjësinë për ngjarjet në KZAZ-në e Bushatit, ku u dogj një shkollë.

Rama i drejtohet Bashës si ‘artist’ dhe shkruan se Zef Hila, kreu i Bashkisë Vau i Dejës ia la atij djegien e shkollës.

“Artist, dil jepi xhevap Zef Hilës që tha shkollën e dogje ti me atë fotokopjen e shëmtuar të enveristëve më kokëboshë të 91-shit, Aleanca e Demokratëve a si e quan ti! Dil Artist, se është koha të marrësh përgjegjësi për dyfytyrësinë e javës së fundit, hidh gurin e fshih dorën”, shkruan Rama