Në të njejtën qendër votimi si Erion Braçe, edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi zgjodhi orët e para të mëngjesit për të votuar.
Rreth orës 07:42 ai ka hyrë në qendrën e votimit të ngritur te Liceu Artistik dhe pasi ka votuar iu p♪7rgjigj interesimit të mediave.
“Siç e patë unë votova dhe zgjodha. Në garë janë 30 subjekte politike, kandidatë kishte dy. Do ishte më mirë të kishte më shumë subjekte politike dhe kandidatë. Sot nuk është dita të analizojmë këtë çështje, por të bëjmë apel për qetësi, maturi dhe vendosmëri”,– tha Ruçi.
Nga e hëna, ai bëri thirrje për reflektim dhe analizë, si për opozitën që zgjodhi t’i bojkotojë zgjedhjet ashtu edhe për mazhorancën.
“Nesër do të jetë një ditë normale. Por nuk mbaron me këtë. Do vazhdojnë përpjekjet e politikës shqiptare që të hënën, as ata që vendosën me verdiktin e tyre për të mos marrë pjesë duhet të bëjnë analizë, por edhe mazhoranca duhet të bëjnë një analizë. S’ka burrë nëne që e vendos më diktaturën në Shqipëri”, theksoi Ruçi.