Edhe pas transferimit mjaft të shtrenjtë të Joao Felix tek Atletico Madrid për 126 milionë euro, rekordin e mban Kylian Mbappé.
E kemi fjalën për rekordin e shumës së paguar për një futbollist U-20 (nën 20 vjeç) në historinë e këtij sporti.
Sa i takon talentit, kampion bote me Francën në “Rusia 2018”, PSG pagoi 180 milion euro te Monaco për të. Fillimisht e mori në huazim, për një vit, pastaj e bleu përfundimisht.
Podiumin në këtë listim e kompleton Anthony Martial, i blerë nga Manchester United për 60 milionë euro, pa i mbushur ende 20 vjeç.
Nëse materializohet kalimi i De Light te Juventusi për aq sa kërkon klubi kampion i Holandës, me siguri kjo renditje do të ndryshojë shpejt. “Top 10” mbyllet nga Gabriel Jesus, që erdhi nga Brazili te Manchester City për 32 milionë euro.
Në grafikun më poshtë mund të njiheni me emrat dhe çmimet e transferimit të dhjetë “adoleshentëve” më të kushtueshëm në futboll.