MENU
klinika

Si u nda tregu ajror në prill?

Trefishohen fluturimet me charter

07.07.2019 - 16:14

Kthimi i Shqipërisë në destinacion të preferuar turistik po nxit tregun e udhëtimeve ajrore, përmes chartesave të turistëve, por gjithsesi Italia vijon që të mbetet destinacioni kryesor nga vijnë dhe ku drejtohen pasagjerët që udhëtojnë nga Rinasi.

Referuar të dhënave zyrtare të ardhura në Autoritetin e Aviacionit Civil nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, shifrat tregojnë një numër prej 239,465 pasagjerësh të cilët kanë udhëtuar gjatë muajit Prill për/ nga TIA.

Italia zotëron përqindjen më të madhe në tregun e transportit ajror për muajin Prill 2019, duke zënë 56% të totalit dhe një numër prej 132,769 pasagjerë, ndjekur nga Turqia me 7%, Austria me 7% si dhe Hungaria 6%.

Nëse do te bënim krahasimin e tre viteve të fundit, trafiku ajror dhe fluksi i pasagjerëve këtë vit, gjatë Prillit të 2019 ka një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar 2018.

autoriteti i aviacionit civil-konica.al

Përsa i përket rritjes/rënies së fluksit të lëvizjes së pasagjerëve për muajin Prill 2017-2018-2019, vëmë re se numri i pasagjerëve që kanë fluturuar me Charter ka shënuar rritje prej 306 %, pasuar nga kompania Wizz Air, shifrat e të cilës tregojnë për një rritje me 180% e krahasuar me Prillin e 2018.

Rritje të dukshme krahasuar me një vit më parë ka pasur dhe kompania Lufthansa me 107%. Grafiku i mëposhtëm paraqet krahasimin e numrit të pasagjerëve në muajin Prill 2019 kundrejt së njëjtës periudhë të vitit 2018 dhe 2017

  • Rriten kompensimet

Sipas të dhënave që na vijnë nga SDP që Autoriteti i Aviacionit ka krijuar për të monitoruar zbatimin e ligjit për kompensimet e pasagjerëve në rast të vonesave dhe anulimit të fluturimeve, rezulton se numri total i kompensimeve ka shkuar në 2397.

Krahasuar me muajin e kaluar kemi një rritje me rreth 200 kompensime më shumë krahasuar me muajin e kaluar. Duke u bazuar edhe në tabelën e mëposhtme rezulton se kompania me numrin më të lartë të kompensimeve rezulton Blue Panorama, e ndjekur nga kompania Ernest dhe British Airways.

Një numër i konsiderueshëm kompensimesh janë në proces. Autoriteti i Aviacionit Civil, ripërsërit apelin ndaj gjithë personave që kanë plotësuar një formular ankimimi që të kontaktojnë kompanitë ajrore për të ndjekur me tej procesin.

Ndërkohë duke qenë se po afron edhe sezoni turistik që regjistron edhe pikun e fluturimeve dhe problematikave në vonesa dhe anulime, i bën thirrje pasagjerëve që për çdo paqartësi ose problem me kompanitë ajrore të kontaktojnë sektorin për të drejtat e Pasagjerëve që AAC ka hapur prej 2 vitesh në Aeroport.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!