Policia e Elbasanit kavënë në pranga një 39-vjeçar që është kapur me 50 doza kokainë në makinë.
Burime zyrtare bënë me dije se në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Shërbimet Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Bradasheshi”.
Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E.R., 39 vjeç, banues në Elbasan.
Në afësi të fshatit “Hajdaran”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin në të cilin lëvizte shtetasi E.R., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 50 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë; 7 aparate celuar, automjeti me të cilin lëvizte; 20 000 lekë të reja, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.