MENU
klinika

Nga shpërblimet deri te ndëshkimet

7 ndryshime/ Administrata publike me paga të reja

14.07.2019 - 15:41

Administrata publike do t’i nënshtrohet shtatë ndryshimeve të rëndësishme gjatë gjysmës së dytë të vitit 2019.

Kështu parashikon një rezolutë detyruese që ka hartuar Kuvendi i Shqipërisë për Departamentin e Administratës Publike. Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka analizuar veprimtarinë vjetore të DAP për vitin 2018, ndërsa ka hartuar në rezolutë me 7 detyra, të cilat duhet të realizohen gjatë vitit 2019.

Detyra e parë në dokumentin që pritet të miratohet nga Parlamenti, parashikon ndëshkimin e nëpunësve civilë të cilët kanë demostruar sjellje në kundërshtim me ligjin gjatë fushatave zgjedhore.

Në shënjestër do të jenë punonjësit që kanë marrë pjesë në fushatë si dhe ata që kanë penguar procesin zgjedhor, duke u bërë pjesë e skenarit të PD-LSI.

Detyra e dytë që duhet të realizohet nga DAP parashikon zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë për rikthimin e nëpunësve civilë në detyrë, duke propozuar edhe marrjen e masave ndaj personave përgjegjës që kanë penguar zbatimin e vendimeve deri më sot apo që kanë shkarkuar në mënyrë të padrejtë punonjësit.

Detyra e tretë parashikon rishikimin e skemës së pagave. Kuvendi i kërkon DAP aplikimin e një skeme pagash të drejtë, transparente dhe të bazuar në merita, të zbatueshme nga të gjitha institucionet. Kuvendi thekson se nëse vlerësohet e arsyeshme të propozohen ndryshime të kuadrit ligjor dhe nënligjor.

Gjithashtu, Departamenti i Administratës Publike duhet të fillojë menjëherë rishikimin e strukturave funksionale të institucioneve, me vëmendje të fokusuar tek njësitë e varësisë së ministrive.

Po sipas dokumentit të Kuvendit, DAP duhet të përmirësojë cilësinë e përshkrimeve të punës, të rishikojë metodologjinë e klasifikimit të pozicioneve të punës dhe të bëjë informatizimin e këtij procesit për Kryeministrinë dhe aparatet e ministrive të linjës.

Gjithashtu, Kuvendi kërkon që Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, për vitin 2019, të ë ndërmarrë menjëherë hapat e nevojshme për realizimin e procesit të Vlerësimit të Nevojës për Trajnim, dhe për këtë qëllim të përcaktojë njësinë e brendshme përgjegjëse si dhe të përditësojë vazhdimisht dhe në kohë reale databazat me të dhënat e nëpunësve të trajnuar, duke hartuar dhe miratuar objektivat e kënaqësisë së klientit për kurset e trajnimit; të kryej vlerësimeve periodike të cilësisë së trajnimeve të ofruara, sipas kërkesave të Strategjisë Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike 2015–2020.

  • Arritjet për 2018

Kuvendi, në punën e DAP gjatë vitit 2018, ka vlerësuar zhvillimin e mëtejshëm të një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional, të paanshëm, të pavarur dhe të bazuar në meritë duke shënuar një rritje cilësore të procesit të rekrutimit nëpërmjet trefishimit të numrit total të aplikimeve për të gjitha pozicionet e shpallura, rritjes së përqindjes së kandidatëve të kualifikuar në nivelin 50.45% dhe rritjes së numrit mesatar të aplikantëve/pozicion pune në 22 aplikantë.

“Përmirësimin e kuadrit rregullator, nëpërmjet miratimit të 5 akteve nënligjore që propozojnë ndryshime të vendimeve të Këshillit të Ministrave, të cilat rregullojnë fusha si pezullimi, lirimi, rekrutimi në nivelin ekzekutiv, të ulët e të mesëm drejtues dhe vlerësimi i njohurive shtesë. Rishikimi funksional strukturor dhe përmirësimi i cilësisë dhe standardizimi i përshkrimeve të punës së disa institucioneve nëpërmjet miratimit të tipologjisë së institucioneve të varësisë së Kryeministrit dhe ministrive të linjës dhe miratimit të modelit të ri të organizimit të institucioneve të sistemit të shëndetësisë dhe arsimit parauniversitar”, thuhet në rezolutë.

  • 7 ndryshimet që do të ndodhin në administratë gjatë vitit 2019

1. Duhet të intensifikojë monitorimin së bashku me Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe institucionet e tjera, për sjelljen e nëpunësve civilë gjatë fushatave zgjedhore si dhe të identifikojë dhe të marrë masa për nëpunësit civil që veprojnë në kundërshtim me ligjin.

2. Të kryej një vlerësim të menjëhershëm mbi ndërhyrjet e nevojshme në kuadrin ligjor për nëpunësin civil me qëllim zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë për rikthimin e nëpunësve civilë në detyrë, duke propozuar edhe marrjen e masave ndaj personave përgjegjës.

3. Duhet të zhvillojë një politikë gjithëpërfshirëse për një skemë pagash të drejtë, transparente dhe të bazuar në merita, të zbatueshme nga të gjitha institucionet. Dhe nëse vlerësohet e arsyeshme të propozohen ndryshime të kuadrit ligjor dhe nënligjor.

4. DAP duhet të krijojë mekanizma ndërgjegjësimi/informimi me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së kandidatëve me nivel të lartë kualifikimi në proceset e rekrutimit, duke publikuar shpalljet jo vetëm në portalin “online” të aplikimit, por të zgjerojë kanalet e informimit të publikut.

5. Të fillojë menjëherë rishikimin e strukturave funksionale të institucioneve, me vëmendje të fokusuar tek njësitë e varësisë së ministrive.

6. DAP duhet të përmirësojë cilësinë e përshkrimeve të punës, të rishikojë metodologjinë e klasifikimit të pozicioneve të punës dhe të bëjë informatizimin e këtij procesit për Kryeministrinë dhe aparatet e ministrive të linjës.

7. DAP duhet të harmonizojë dhe unifikojë procedurat për lëvizjen në tërësinë e sistemit të shërbimit civil, nëpërmjet krijimit të një portali të aksesueshëm nga të gjithë institucionet e administratës publike.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!