MENU
klinika

Emri

700 mijë euro të sekuestruara, kush ishte nipi i bosit të drogës

24.07.2019 - 21:01

Policia e Elbasanit vendosur sekuestro preventive mbi rreth 700 mijë euro pasuri të një të riu i që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Bëhet me dije se ai është Kreshnik Musabelliu, 33 vjeç, i cili është nipi i Nik Vojoçek ose i njohur ndryshe si Besnik (Niku) Braka i dënuar për trafik droge dhe korrupsion aktiv nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe ajo e Durrësit.

Besnik (NIKU) Braka, 54 vjeç është i dënuar nga Krimet e Rënda me vendimin e datës 12 janar 2009 me 14 vjet burg për kryerjen e veprave penale të “Trafikim armësh dhe municionesh”, “Prodhim e shitje narkotikësh”, “Prodhimit dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Ndërsa në vitin 2013 54-vjeçari është dënuar me 2 vjet burgim për akuzën e korrupsionit aktiv. Braka është pronar i një lokali të njohur përballë Parkut Rinia në Elbasan i frekuentuar shpesh vite te shkuara nga politikanë të njohur të Elbasanit.

Ata e braktisën pasi këtij lokali iu vu tritol pak më herët se Braka të prangosej