MENU
klinika

BERZH miraton fondin e radhës

87 mln euro për ekonominë e gjelbër për Shqipërinë

04.07.2019 - 16:58

BERZH dhe Fondi i Klimës së Gjelbër (GCF) nënshkruan një marrëveshje që i alokon 87 milionë euro nga fondet e GCF për të mbështetur programin e rritjes së qëndrueshme urbane të BERZH-it, ai i Qyteteve të Gjelbra.

Ky është një fond i parë, i strukturës totale prej 228 milionë eurosh, që janë planifikuar të investohen në disa qytete në botë, mes të cilëve Tirana.

GCF është fondi më i madh në botë për të mbështetur përpjekjet e vendeve në zhvillim për t’iu përgjigjur sfidës së ndryshimeve klimatike dhe po i kushton vëmendje në rritje qyteteve.

Sipas marrëveshjes, nëntë vende, mes tyre: Shqipëria, Armenia, Gjeorgjia, Jordania, Moldavia, Mongolia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Tunizia – kanë të drejtën të marrin mbështetje. Kjo mbështetje vjen përmes Planeve të Veprimit të Gjelbër të Qytetit – planeve gjithëpërfshirëse të qëndrueshmërisë urbane që synojnë sfidat më të ngutshme të qyteteve nëpërmjet investimeve dhe veprimeve të politikave; grantet dhe fondet koncesionale për investime në infrastrukturë të qëndrueshme; mbështetje teknike dhe ngritje të kapaciteteve; dhe udhërrëfyes për qytetet për të hyrë në financimin e gjelbër.

Ky program nisi në 2016 për të ndihmuar qytetet në rajonet e BERZH-it të identifikojnë dhe të adresojnë ndryshimet më të ngutshme të klimës dhe sfidat mjedisore lokale

Më shumë se dy duzina qytete tani janë anëtare të Qytetet e Gjelbra, me më shumë se 1 miliard euro në BERZH dhe fondet e donatorëve mobilizohen për të mbështetur programin.
BERZH ka ndarë së fundi edhe historinë e ndryshimit që po pësojnë dy qytete ballkanike, Tirana dhe Shkupi.

Qytetet përbëjnë 70 për qind të përdorimit të energjisë dhe 80 për qind të emisioneve të gazrave serrë në nivel global. Njëkohësisht, qytetet gjithashtu përfaqësojnë një mundësi të madhe për të trajtuar këto çështje, citon BERZH, duke marrë në konsideratë edhe rritjen e vrullshme të urbanizimit në botë.

“Duke u përqëndruar në përmirësimin e mënyrës se si qytetet investojnë në infrastrukturën komunale shihet gjithnjë e më shumë si mënyra më e mirë për të arritur ambiciet e ndryshimit të klimës në Marrëveshjen e Parisit 2015, për të mbajtur nën kontroll ngritjen e temperaturës të nxitur nga emetimet e gazrave serrë nën 2C me qëllim të kufizimit të ngrohjes nën 1.5C.”-thotë BERZH.

Mbështetja e GCF për Qytetet e Gjelbra të BERZH-it do të fokusohet në nxitjen e veprimeve klimatike në qytete nëpërmjet zbutjes së gazrave serrë dhe përshtatjes ndaj rreziqeve në rritje të klimës, në përputhje me objektivat e GCF.

Në pjesë të tjera të programit të BERZH-it për Qytetet e Gjelbër, investimet po ashtu synojnë drejt projekteve për të kufizuar ujin, ajrin dhe ndotjen e tokës dhe menaxhimin e mbetjeve të ngurta.