MENU
klinika

Seanca plenare

A po e turbullon opozita Parlamentin? Pas protestës, mazhoranca vendos…

05.07.2019 - 12:44

Kuvendi do të mblidhet të hënën më 8 korrik në seancë plenare.

Vendimi u mor tre ditë më parë, më 2 korrik, ku maxhoranca iu kërkoi deputetëve të mos mungojnë.
Por me sa duket ka një ndryshim orari, e ndoshta për shkak të protestës së opozitës.

Seanca ishte parashikuar të mblidhej në orën 18:00 por tashmë është afruar me një orë. Kështu thuhet në njoftimin e ri të Kuvendit, ku është përcaktuar edhe rendi i ditës i seancës plenare.

Opozita njoftoi se do të protestojë të hënën më 8 korrik duke nisura nga ora 20:00. Por referuar precedentëve, protesta është zhvilluar në dy vende, para Kryeministrisë dhe Parlamentit.

E me sa duket për të shmangur një përplasje të mundshme, maxhoranca ka zgjedhur të ndryshojë me 60 minuta orarin.

Bazuar në rendin e ditës, seanca pritet të zgjasë rreth 4 orë.

E hënë, datë 8.7.2019, ora 17.00
Rendi i ditës
Bazuar në urdhrin nr. 24, datë 4.7.2019 të Kryetarit të Kuvendit
z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores).
2. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe propozimit të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta. pdf (Rregullore, nenet 48 dhe 112, votim me shumicë të thjeshtë)
Raporti i Komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Diskutime (130 minuta debati – 70 minuta shumica parlamentare – 60 minuta opozita parlamentare)
Koha e votimit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN