22.07.2019 - 15:04
Punimet në aksin Burrel-Klos do të vijojnë.
Ky njoftim është bërë me dije nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Sipas njoftimit, në kuadër të punimeve të rehabilitimit në segmentin rrugor Burrel-Klos i cili ka një gjatësi 18.6 km, po vijojnë punimet me shtresat asfaltike të cilat janë proces në një gjatësi 13 km duke filluar nga Klosi.
ARRSH tha se në pjesën e mbetur po vijohet me përgatitjen e trupit të rrugës për asfalt.
Gjithashtu, punimet po vazhdojnë me forca të shtuara pune dhe janë përshpejtuar ritmet me qëllim përfundimin e punimeve sipas kritereve teknike të miratuara.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Frika pas tragjedisë së urës Morandi
“Genova”/ ARRSH: Nuk ka vend për panik
Projekti i Unazës