MENU
klinika

Policia nis hetimet

Aksident në Elbasan, këmbësorja plagoset rëndë

13.07.2019 - 18:56

Një këmbësore ka mbetur e plagosur në Elbasan, pasi e ka përplasur makina. Ajo ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit 27-vjeçari me iniciale J.GJ. nga Elbasani, ra në prangat e policisë. Ai dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë, në momentin kur goditi këmbësoren.

“27-vjeçari me iniciale J.Gj  duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M.H., e cila është transportuar në Spitalin e  Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.