MENU
klinika

Linja gjermane

Alarm për bombë në aeroportin e Beogradit

18.07.2019 - 21:13

Të paktën 130 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit u evakuan sot në mëngjes nga një aeroplan i kompanisë ”Lufthansa” me destinacion Frankfurtin, në aeroportin ”Nikola Tesla” të Beogradit, pas alarmit për praninë e një bombe në bord.

Skuadrat antiterror janë duke zhvilluar kontrolle dhe me shumë gjasa pritet të ketë qenë një alarm i rremë.

Ministria e Brendshme serbe deklaroi se një i huaj telefonoi aeroportit ”Nikola Tesla” në kryeqytetin serb, rreth orës 06:00 duke deklaruar se kishte një bombë në avionin e linjës ajrore gjermane të ”Lufthansa”-s me destinacion Frankfurtin.