Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit të BE-së në Tiranë të cilat i quan të panevojshme dhe të dëmshme.
Sipas Aleancës, deklarata nënkupton mbështetje për një procedurë të paligjshme dhe korruptive.
Sipas saj, ambasadori Ambasadori Soreca është përpjekur t’i japë legjitimitet një tenderi fiktiv, me fitues të paracaktuar, për një zhvillim privat që do të financohet nga para me origjinë të dyshimtë. “Pohimet e Ambasadorit Soreca janë jashtë kompetencës së tij dhe përtej statusit të tij diplomatik.
Por mbi të gjitha, ato bien ndesh me interesin publik, shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë”, deklaron Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit duke i bërë thirrje që të rimendojë pozicionin bazuar vetëm në fakte dhe në vlerat demokratike që ai duhet të përfaqësojë.