MENU
klinika

Legalizimi i pallateve

ALUIZNI: Lista e dokumenteve për të marrë lejen

02.07.2019 - 16:53

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale ka njoftuar vijimin e punës për legalizimin e pallateve pa leje, të dalë nga leja e ndërtimit, apo të braktisura nga investitori.

Sipas njoftimit edhe pse janë ndërtuar që prej vitit 1997 e kanë vijuar deri në vitin 2015, banorët e këtyre apartamenteve kanë mundur të fillojnë te bëhen pronarë të banesave të tyre, vetëm dy vitet e fundit, kur Këshilli i Ministrave nxori vendimin e posaçëm për të pajisur me certifikatë pronësie banorët e këtyre kategori pallatesh.

ALUZINI tha se arsyeja e miratimit të kësaj VKM, ishte zgjidhja e problemit të një fluksi të madh qytetarësh, të cilët kishin blerë apartamente apo njësi shërbimi, por nuk ishin pajisur me certifikata pasurie, pasi ndërtuesit e kishin braktisur në mes procedurën.

Megjithatë, sipas njoftimit, vetëm në Tiranë qe prej vitit 2017 kur u fut ne proces legalizimi i tyre, kanë përfunduar procesin e hipotekimit 142 pallate të tilla me rreth 7100 apartamente dhe njësi shërbimi dhe sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 620.000 m2.