MENU
klinika

"Shqiptarët meritojnë zgjidhje''

Ambasadorja franceze: Krizën nuk e zgjidhin diplomatët e huaj!

27.07.2019 - 08:51

Ambasadorja franceze Christine Vasac ka komentuar nga Korça për situatën politike në vend.

Ajo u shpreh se kriza politike që ka përfshirë vendin nuk zgjidhet nga diplomatët e huaj dhe se qytetarët shqiptarë meritojnë një zgjidhje të arsyeshme.

”Për politikën shqiptare asnjeherë nuk themi asnjëherë. Nuk mund ta fsheh.

Të gjithë e dimë që situata është e tillë. Jemi në një krizë politike, nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz të arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje.  Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që i jep një zgjidhje kësaj situate, por njerzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme.”, u shpreh Vasac.