Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u ndal te dekreti për Ligjin e Përmbarimit Gjyqësor Privat, të cilin e riktheu Presidenti i Republikës për shqyrtim, me arsyetimin se është i paqartë.
Balla theksoi se Reforma në Drejtësi sipas tij nuk do të diskutohet dhe se Presidenti sipas tij mund vetëm ta ngadalësojë, por nuk e pengon dot.
“Bashkëpunimi me opozitën parlamentare është i rëndësishëm dhe objekti kryesor është reforma zgjedhore, përfshirë diskutimin e hapur për sistemin zgjedhor.
PS bashkëpunon me këdo por kushte nuk pranon, e për të dytën sa i takon reformës në drejtësi, ju këtu, ata në rrugë, ta harrojnë ajo nuk negociohet.
Reforma në drejtësi veçse zbatohet dhe këtu mbaron gjithë ky diskutim edhe pse e dëgjova në sallë emrin e heroit Avni Rustemi që ka disa ditë që rrotullohet në varr ku është se po ia shpërdorojnë emrin njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Avni Rustemin. Presidenti mundet vetëm ta ngadalësojë, por jo ta pengojë.
Nuk dua të harxhoj kohën sot do të kemi seancë të posaçme të hënë që do t’i hapë rrugën një hetimi të plotë për shkelje të plotë të kushtetues nga ana e presidentit dhe ajo zyrë duhet të lirohet urgjentisht, dhe aty të jetë një figurë që duhet ta bashkojë shoqërinë e jo ta shndërrojë presidencën në një seli të asaj që ka mbetur nga opozita për 30 qershorin.
Ne nuk kemi fituar vetëm betejën e radhës për mandatin 4 vjeçar të bashkive, por edhe luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve në vendi prej 30 qershorit në këtë kuvend nuk do të ketë më kurrë bojkot, djegie mandatesh dhe as parti molotovësh, as fronte armiqësore PPPD ca ishte njëra që doli dje që nuk kishte burrë nëne ta deshifronte.
Nga sot ne fitimtarët e 30 qershorit e kemi kuptuar mirë, se nuk fituam ngaqë kemi bërë punë shumë të mira, por se treguam vendosmëri për të respektuar shtetin me rregulla, ligje e kushtetutë, kurrë më pas 30 qershorit nuk do të ketë më një parti, grupim, apo koalicion që të guxojë të pengojë shqiptarët të shprehin të drejtën e tyre kushtetuese të zgjedhin apo zgjidhen.
Ajo që u strëmundua Iliri, Saliu, Luli dhe Monika ishte mohimi i kësaj të drejtë kushtetuese të cdo shqiptari.”, tha Balla.