MENU
klinika

Historia e Antonit

Paskam alergjisë ushqimore!

16.07.2019 - 17:55

Antoni ishte vetëm 16 muajsh kur pati reagimin e tij të parë alergjik ndaj kikirikëve.

Nëna e tij, Lisa, po po provonte të fuste ushqime solide në dietën e tij. Ajo i dha djalit pak gjalpë kikiriku . Reagimi i tij ishte i menjëhershëm.

“Ai i fshiu sytë dhe fytyra e tij shpërtheu, u bë e kuqe dhe me pulla të mëdha” tha Lisa.

Pas reagimet që pa në mëngjes, Lisa e kuptoi se ishte një paralajmërim për reagime të mundshme alergjike ndaj kikirikëve.

Mjekët rekomandojnë që fëmijës ti jepni një dozë të vogël antihistamine fëmijës nëse keni frikë nga një reaksion alergjik. Kjo është pikërisht ajo që bëri Lisa.

Pas kësaj, ajo shkoi së bashku me djalin tek pediatri për udhëzim.

“Pediatri më tha të shikoj frymëmarrjen e tij dhe nëse frymëmarrja do ttë vështirësohej , duhet ta çonte menjëherë urgjence”, tha ajo.

Fatmirësisht, Antoni u bë më mirë dhe ata nuk kishte nevojë pët të shkuar në spital.

Lisa e kishte testuar djalin tek një alergolog për të konfirmuar alergjinë e kikirikëve. Ajo nuk njihte asnjeri me një alergji të tillë, kështu që duhet të mësonte shumë shpejt.

“Unë përpiqem të jetoj sa më normale të jetë e mundur”.

“Kam filluar të lexoj pak më shumë etiketa, nuk jam e fiksuar, por nëse diçka ka në përbërje kikirikë, thjesht nuk e blej”, thotë Lisa.

Vajza e madhe e Lisës nuk ka alergji. Ndonjëherë, ajo donte ushqim me kikirikë.

Lisa gjeti mënyrën më të mirë për të trajtuar këtë gjë, që të përgatiste me kujdes ushqimin për djalin për të shmangur ndërthurjen. Disa alergji të fëmijëve janë më të rënda dhe mund të kërkojnë masa paraprake shtesë për të shmangur kontaminimin e kryqëzuar me alergen.

“Gjithmonë duhet te jemi vigjilentë dhe për t’u siguruar që jemi të përgatitur nëse ndodh ndonjë gjë”, tha Lisa.

Ajo pranoi se fëmijët duhet të jenë të vetëdijshëm për alergjitë e tyre dhe të dinë rreziqet, por as nuk mund të jetojnë gjithë kohën me frikë.

Kjo filozofi kishte një ndikim tek Antoni, i cili nuk lejon që alergjia e ushqimit ta ndalojë atë të shijojë jetën.

Antoni tani është 23 vjeç.

“E njëjta mënyrë që zgjoheni duke e ditur se duhet të pastroni dhëmbët në mëngjes është e njëjta mënyrë që unë zgjohem çdo ditë duke e ditur se jam alergjik ndaj kikirikëve”, tha Antoni.

kikirike-konica.al

Për ata që ballafaqohen me një diagnozë të alergjisë ushqimore, Antoni ka një mesazh të thjeshtë: “Mos jetoni duke u frikësuar jeta juaj”.

Antoni e di se sa e lehtë është që alergjitë të ndikojnë negativisht në jetën tuaj. Kjo është arsyeja pse ai është gjithmonë i përgatitur.

Ai gjithashtu dëshiron që ata që nuk kanë alergji ushqimore të kuptojnë rrezikun e tyre.

“Bëni pyetje dhe mos u ndjeni në siiklet”, tha Antoni.

Unë preferoj që dikush të kërkojë më shumë informacion sesa të rrezikojë sigurinë e dikujt.