MENU
klinika

Te Barça duan Neymar!

Griezmann ‘bën lëmsh’ Bartomeun!

05.07.2019 - 19:32

Situatë mjaft e tensionuar në kampin e Barcelonës dhe kjo jo për shkak të temperaturave të larta që ofron vera, por për shkak të zhvillimeve të merkatos.

Kështu presidenti Bartomeu është në dilemë, pasi ka arritur një marrëveshje me Antoinne Griezmann që në muajin mars të këtij viti, por nuk po e konkretizon dot, për shkak të kundërshtive që i kanë ardhur nga gjiri i ekipit.

Sipas mediave spanjolle, Messi me shokë po shtyjnë për të bindur presidentin të rikthejë në “Camp Nou” brazilianin Neymar, ndërsa janë shprehur tërësisht kundër Griezmann, pas refuzimit që ky i fundit u bëri verën e kaluar.

Por tashmë Bartomeu e ka të vështirë të anulojë transferimin e francezit, për shkak të penaliteteve tepër të rënda, të parashikuara në paramarrëveshje, ndërsa vetë Griezmann ka shkuar edhe më tej, duke deklaruar largimin nga Atletico Madrid, që në fund të sezonit.

Nga ana tjetër, është thuajse e pamundur që klubi katalan të provojë t’i marrë të dy futbollistët, pasi aktualisht shpenzon shifra mjaft të larta për pagat në repartin e sulmit dhe Neymar e Griezmann së bashku, do ta rëndonin më tej situatën.

Si të mos mjaftonte kjo situatë, Bartomeu u përball edhe me dorëheqjen e parevokueshme në zëvendësit të tij Jordi Mestre, i cili ishte edhe i deleguari për t’u marrë me aspektin sportiv të skuadrës.