Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mobilizuar të gjitha strukturat e partisë për aksionin opozitar të verës, ndërsa ka bërë edhe disa ndryshime, sa i takon koordinatorëve të partisë.
Basha ka caktuar koordinator në Shkodër Gazmend Bardhin, i cili do të zëvendësojë Flamur Nokën, që do të zhvendoset si koordinator në Elbasan.
Në kuadër të aksionit opozitar, Basha ka vendosur të lërë pa pushime Partinë Demokratike.
E gjithë partia është vënë në lëvizje nga një urdhër i kryetarit Lulzim Basha, i cili kërkon që, deri në 31 gusht, një grup i posaçëm pune të monitorojë përmbushjen e disa detyrave organizative nga strukturat lokale.
Kryedemokrati ka caktuar afate të qarta për detyrat e caktuara. Psh, deri në datën 20 korrik degët duhet të bëjnë kalendarin e punës deri në 31 gusht, që është afati maksimal për kryerjen detyrave dhe monitorimin e tyre nga grupi i punës.
Ky grup pune përbëhet nga 24 koordinatorë, që mbulojnë 70 degët e Partisë Demokratike. Koordinatori ka për detyrë të ndjekë të gjithë procesin e përmbushjes së detyrave, sipas urdhrit të Bashës, dhe përgjigjet për veprimtarinë e tij përpara Kryetarit të Partisë.
Për të qenë sa më efektiv, ky grup ka në përbërje individë që nuk kanë konflikt interesi me degët, pra, nuk janë deputetë aty, apo nuk kanë qenë të deleguar në nivel qarku për organizimin e partisë dhe më pas të protestave.
Nga urdhri i Kryetarit të PD bie në sy porosia, që gjatë procesit të plotësimit të strukturave drejtuese të PD në çdo degë, të afrohen personat me kontribute historike në parti, duke e kombinuar me afrimin e grave dhe të rinjve”, thuhet në njoftimin e PD.
GRUPI I PUNËS PËR KOORDINIMIN E VEPRIMTARISË ORGANIZATIVE NË NIVEL QARKU
Nr. QARKU KOORDINATOR
RAJONI TIRANA 1
(Degët 1, 2, 3) HEKURAN HOXHALLI
RAJONI TIRANA 2
(Degët 4, 5, 12) ALBANA VOKSHI
RAJONI TIRANA 3
(Degët 6, 7, 8) ALDO BUMÇI
RAJONI TIRANA 4
(Degët 9, 10, 11) ORJOLA PAMPURI
RAJONI TIRANA 5
(Degët 14, 15, 16) EDMOND SPAHO
RAJONI TIRANA 6
(Degët 13, Vorë, Rrogozhinë) OERD BYLYKBASHI
RAJONI TIRANA 7
(Degët Kavajë, Kamëz, Paskuqan) EDI PALOKA
RAJONI DURRËS 1
(Dega Durrës) GENT STAZIMIRI
RAJONI DURRËS 2
(Dega Shijak, Krujë, Fushë-Krujë) BUJAR VUKAJ
RAJONI ELBASAN 1
(Degët Elbasan, Librazhd, Prrenjas) FLAMUR NOKA
RAJONI ELBASAN 2
(Degët Belsh, Cërrik, Gramsh, Peqin) ALBERT AVDYLI
RAJONI FIER 1
(Degët Fier, Patos dhe Mallakastër) ARBEN IBRO
RAJONI FIER 2
(Lushnje, Divjakë dhe Roskovec) BERNARD BANUSHI
RAJONI VLORË 1
(Degët Vlorë dhe Selenicë) ERVIN MINAROLLI
RAJONI VLORË 2
(Degët Himarë, Delvinë, Sarandë) ILIR DERVISHI
RAJONI SHKODËR 1
(Degët Shkodër dhe Malësi e Madhe) GAZMENT BARDHI
RAJONI SHKODËR 2
(Degët Vau i Dejës dhe Pukë) AHMET PREMÇI
RAJONI KORÇË 1
(Degët Korçë, Maliq, Kolonjë) SAHIT DOLLAPI
RAJONI KORÇË 2
(Degët Pogradec, Devoll) ENDRI HASA
LEZHË FLAMUR HOXHA
BERAT TAULANT ZENELI
DIBËR ENKELEJD ALIBEAJ
GJIROKASTËR ERVIN SALIANJI
KUKËS KRESHNIK ÇOLLAKU