MENU
klinika

"'Çunat problematikë' kanë dalë nga furgoni"

Basha dhe Meta bëhen bashkë, mbrojnë Lubonjën!

07.07.2019 - 14:39

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kreu i PD, Lulzim Basha kanë dënuar me forcë sulmin me gurë ndaj makinës së gazetarit dhe analistit, Fatos Lubonja.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit thotë se “çunat problematikë” kanë dalë nga furgoni dhe kanë goditur me gurë makinën e analistit kritik ndaj qeverisjes së kryeministrit, Edi Rama.

“Thonë që sot çunat problematikë kanë dalë nga furgoni për të “përshëndetur” makinën e një analisti kritik ndaj Bablokut. Qoftë fake news për të dielë, për të mirën e Kryeproblematikut!”-shkruan Meta.

Nuk ka munguar as reagimi i kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Përmes një mesazhi në “Facebook”, ai dënon me ashpërsi dhunën ndaj Lubonjës.

Sipas kreut të PD, është detyrë e politikanëve të mbrojnë e mbështesin zërat e lirë si Lubonja.

“Dënoj me ashpërsi dhunën e drejtuar kundër intelektualit publik Fatos Lubonja. Kjo dhunë fizike vjen në klimën e dhunës psikologjike, gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve të Edi Ramës kundër zërave kritikë dhe medias jashtë kontrollit të tij.

Është detyra jonë të mbrojmë dhe mbështesim zërat e lirë si Fatos Lubonja ndaj ju ftoj të gjithë të solidarizohemi me të dhe çdo media dhe zë kritik”, shkruan Basha.