MENU
klinika

Deklarata

Basha nga Kukësi: Javën e parë të qeverisë së PD do heq…

23.07.2019 - 14:08

Nga Kukësi, lideri demokrat Lulzim Basha tha para banorëve të zonës, se kur PD të vijë në pushtet, në javën e parë të qeverisë do të heq taksën e rrugës së Kombit. 

“Vendosmëri për të hequr traun e Rrugës së Kombit në javën e parë tonën në qeveri. Ta kthejmë shumicën “Rama ik” në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik për cdo shqiptar, për t’i dhënë fund emigracionit që po e vret Kukësin dhe për t’i kthyer pasuritë e Kukësit në funksion të punësimit dhe mirëqenies së kuksianëve.

Prioriteti im personal, më madhor, është mirëqenia dhe punësimi i kuksianëve. Punësimi i shqiptarëvë, mirëqenia e shqiptarëvë, punësimi i kuksianëve, mirëqënia e tyre janë objektiv dhe prioriteti më madhi i PD dhe i imi personalisht” u shpreh Basha.

Më herët, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal në Tropojë nga ku vijoi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Basha tha se Rama i ka dhënë pasuritë e vendit klientëve të vet duke shkaktuar më shumë varfëri për popullin.

Ai e quajti vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhje si pjesë e aksionit për t’i rikthyer shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur me votë parlamentin dhe pushtetin vendor që meritojnë.