MENU
klinika

Pakt me Ramën?

Basha: Nuk tërhiqemi, të bëhemi gati që…

12.07.2019 - 14:15

Pasi ka theksuar disa here se refuzimin e 30 qershorit do ta kthejnë në alternativë për të ardhmen, nje sere porosish ka dhene sot kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjate mbledhjes ne mesdite te Kryesisë dhe ish-grupit parlamentar të PD-së.

Basha ka qene i prere teksa ka deklaruar serish se kriza qe ka pllakosur vendin nuk zgjidhet me pazar PS-PD.

“Kjo krize nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtesi me Ramen kryeministër nuk ka për të patur”- ka theksuar Basha.

Sipas kryedemokratit, “30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonje pushteti ne keto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Eshte varreza politike e Edi Rames”.

Basha ka kerkuar nga deputete dhe Kryesia se ata duhet te jene te qarte në mesazhet qe japin.

“Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramen, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme”- ka thene prere Basha.

Me tej, kreu i PD-se, ka deklaruar se aksioni politik do te vijoje dhe opozita do te vijoje protestat.

“Është koha të bëhemi gati që përveç protestës, të shpalosim bashke me njerezit alternativën, që shumicen ‘Rama ik’, shumicen qe kerkon ndryshim ta kthejme ne nje mazhorance politike dhe qeverisese”- ka thene ai.

Njeherazi ne kete mbledhje, burime per “Panorama” bejne me dije se kryedemokrati ka kerkuar angazhim maksimal te strukturave.

Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar po diskutohet plani për verën, puna organizative, strukturat, bordet këshillimore që duhet të jenë tërësisht aktive.

Mësohet se Basha do dalë në terren ne cdo dege të PD-së, deri fund të muajit. Ndërkohë që nje grup pune do jetë gjithashtu për cdo ditë në terren, per te finalizuar gjithe pergatitjen e strukturave, sipas udhëzimeve të fundit të dhëna nga kryedemokrati.

Synimi eshte qe muaji gusht te mbylle çdo pune pergatitore dhe nisja e shtatorit duhet ta gjeje gati PD per zhvillimet sipas saj te shpejta politike qe priten.