MENU
klinika

Mesazhi

Basha takime para protestës. Me kë kësaj radhe?

07.07.2019 - 21:59

24 orë para nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita e bashkuar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur në Kamëz, ku është takuar me strukturat vendore të PD, por edhe me simpatizantë të opozitës e qytetarë.

I shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, Basha i ftoi qytetarët e Kamzës, që ashtu siç kanë bërë edhe në 9 protestat e tjera kombëtare, të jenë në krye të lëvizjes kombëtare për ndryshim, për largimin e Edi Ramës dhe krijimit të një qeverie që garanton zgjedhje të lira e të ndershme. 

Gjatë takimeve informale që nisi dje në Kavajë dhe Elbasan dhe, sonte, në Kamëz e Vorë, kreu i opozitës synon të përcjellë ftesën për protestë, tek sa më shumë qytetarë q9 refuzuan në 30 Qershor regjimin kriminal dhe të korruptuar të Edi Ramës.