Komisioni Evropian paraqiti një çështje kundër Hungarisë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë të enjten mbi ligjin “Stop Soros”, që e quan krim ndihmën ndaj azilkërkuesve
Titulli i referohet miliarderit hungarez George Soros, i cili është vënë në shënjestër rregullisht nga qeveria nacionaliste e kryeministrit Viktor Orban për mbështetjen e migracionit masiv në Europë.
“Legjislacioni hungarez kufizon të drejtën e azilantëve për të komunikuar dhe ndihmuar nga organizata relevante kombëtare, ndërkombëtare dhe joqeveritare duke kriminalizuar mbështetjen për kërkesat për azil,” tha Komisioni.
Ligji “nuk është në përputhje me të drejtën e BE-së apo të së drejtës ndërkombëtare,” shtoi ai.
Grupi i të drejtave Amnesty International përshëndeti këtë veprim. “Vendimi i sotëm e bën të qartë se fushata e frikësimit të autoriteteve hungareze kundër atyre që sfidojnë ligjet dhe politikat e tyre ksenofobike nuk do të tolerohet”, tha drejtori i Amnesty Eve Geddie.
“Gjithashtu u dërgon një mesazh të qartë të gjitha shteteve anëtare se ligjet, të tilla si ‘Stop Soros’, që shkelin flagrantë të drejtat e njeriut, do të sfidohen në çdo nivel”, shtoi ajo.
Qeveria hungareze e akuzon Sorosin, se po sjell njё numёr tё madh emigrantёsh myslimanё nё Europё. Njё pllakatё e kritikuar nё mbarё BE-nё sё fundi shpif ndaj tij duke e cilёsuar si njё demon qё i fryn nё vesh presidentit tё Komisionit tё BE-sё Jean-Claude Juncker.
Kushtet për azilkërkuesit
Ekzekutivi i BE gjithashtu nisi të hënën të hënën veprim ligjor kundër Hungarisë lidhur me kushtet e jetesës së azilkërkuesve të pasuksesshëm që mbaheshin në kufirin me Serbinë. Disa njerëzve thuhet se u është mohuar ushqimi.
Geddie përshëndeti vendimin dhe vlerësoi Komisionin për ekspozimin e “trajtimit të tmerrshëm që autoritetet përdorin për të penguar migrantët dhe refugjatët që të kërkojnë siguri në Hungari”.
Deutsche Welle