MENU
klinika

Mbi 1 milionë tituj

Biblioteka më sfiduese në botë

01.07.2019 - 17:41

      Koleksioni më i madh i librave në Gjirin Persik, Biblioteka Kombëtare e Katarit, (QNL), po përpiqet të shtojë lidhjet me bibliotekat jashtë rajonit, duke kërkuar vëmendjen e lexuesve të rinj, në bojkotin ndaj “Doha-s”.

Në këtë bibbliotekë, mund të shihen plot fëmijë që rrëmojnë në rafte ose ulen me libra në duar, në këmbët e shtyllave madhështore të hollit, që mbështesin megastrukturën e “Rem Koolhaas”, prej 45 mijë metra katrorësh.

 

 

 

Gjashtëmujorin e parë të vitit, – thonë drejtuesit, – është huazuar çdo libër i seksionit për fëmijë, çka tregon se përpjekjet për të tërhequr dhe më të vegjlit, kanë qenë me interes.

QNL-ja, e shitur si një bibliotekë “e zhurmshme”, përmban një auditor me 120 vende dhe një zonë eventesh në zemër të hapësirës së mbushur me dritë natyrale, që i ngjan një aeroporti modern.

 

 

 

 

“Të gjithë librat që shihni këtu, mund të huazohen nga përdoruesit. Ndryshe nga shumë biblioteka kombëtare, ne kemi një funksion të bibliotekës publike që bashkërendohet me funksionin kombëtar dhe atë kërkimor”, – është shprehur Stuart James Hamilton, zëvendësdrejtori ekzekutiv i bibliotekës.

Me mbi një milionë libra dhe 500 mijë botime digjitale, biblioteka e ndodhur në Doha, është më e madhja në Lindjen e Mesme.

 

 

 

Megjithatë konkurrenca nuk përjashtohet, Emiratet e Bashkuara Arabe po përpiqen t’ia kalojnë Katarit me bibliotekën më të re, në Dubai, “Mohammed Bin Rashid”, që pritet të ketë plot 1.5 milion libra, për publikun e gjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale