Gjermania Bild ka plasur bombën e verës përsa i përket kampit bavarez.
Uli Hoeness nuk do të kandidojë në nëntor në zgjedhjet e presidentit dhe do të tërhiqet nga Bayern Munich.
Duke filluar nga nëntori, Uli Hoeness nuk do të jetë më pjesë e klubit kampion rekord të Gjermanisë.
Ai ka kaluar 40 vite te bavarezët dhe ka fituar 58 tituj, ndër to 24 kampionate si lojtar dhe drejtues. Pasardhësi i tij mund të jetë Herbert Hainer, ish-drejtori i firmës së mirënjohur sportive Adidas.
Ndërkohë që bavarezët janë të fokusuar edhe në merkato ku objektivi numër një mbetet Leroy Sane me Manchester City-n që kërkon të paktën 90 milionë sterlina, rreth 100 milionë euro, për ta lënë të lirë yllin gjerman.