MENU
klinika

Reagimi i zv.kryeministrit

Bllokimi i zyrave të pushtetit vendor/ ‘Shpërthen’ Braçe: Për çdo idiot…

26.07.2019 - 13:13

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër pas bllokimit që iu mbledhjes së konstituimit të këshillit bashkiak të Devollit.

Braçe i ka quajtur si idiotë, ata që penguan konstituimin e Këshilltarëve dhe të kryetarëve të bashkive, që sipas tij janë zgjedhur dhe janë konfirmuar nga Gjykata dhe Kolegji Zgjedhor.

Braçe thekson se ata që i pengojnë janë “fantazma para ligjit”.

“Për çdo idiot; Kryetari i çdo bashkie, këshilltaret e Këshilli, dolën nga zgjedhje kushtetuese, vota e popullit, u njohën nga Gjykata e Kolegji, te dyja legjitime! Ne dite si kjo, fjala bie ne Devoll, mbaron Mandati i çdo te zgjedhuri. Pra, s’jeni me, jeni fantazma para ligjit!

NUK JENI ME! JENI FANTAZMA NE RAPORT ME LIGJIN!

Po ndodh qe, ne dite si kjo, mbaron mandati i cdo te zgjedhuri vendor kryetar bashkie dhe keshilltar! Sipas Kushtetutes, ne nje dite si kjo e kur ndodh kjo, nuk ka me as kryetare e as keshilltare, pra as keshilla bashkiake. Ne nje dite si kjo, sipas Kushtetuetes, keshilltaret e zgjedhur nga populli ne perputhje me Kushtetuten, shpallur nga KQZ e Kolegji-dy institucione legjitime, marrin detyren! Bashke me ta e para tyre, sipas Kushtetutes, kryetaret e zgjedhur nga populli ne perputhje me Kushtetuten, shpallur nga KQZ, Kolegji e mbi te gjitha, vertetuar nga Gjykata, betohen, marrin e nisin detyren! Kaq mu sic thote Kushtetuta! Ndaj, duhet te kuptoni se, jeni fantazma! Ju kthehu te tille ne raport me Kushtetuten e ligjin, #LulzimBasha. Boll i rate popullit ne qafe, ai kerkon sherbime menjehere; merrni e merruni me Lulin tuaj!”, shkruan zv.kryeministri.